SHEFFIELD WEDNESDAY

Foto: swfc.co.uk
Pas një muaji, Nuhiu kthen ekipin te fitoret
17 March, 2018 @20:44
Janë dashur dy gola nga sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, ashtu që Sheffield Wednesday t’i kthehet fitores pas një muaji rezultatesh jo të mira.
Nuhiu ka shënuar dygolësh sot në përballjen e vështirë ndaj Leeds Unitedit, për t’ia sjellë fitoren 1-2 Sheffield Wednesdayit, ndërsa ka ngritur kuotën e golave në katër, në Championship.
Me këtë fitore ekipi i Nuhiut ka bërë një hap të rëndësishëm për largim nga zona e të rrezikuarve në Championship, pasi që tash ka 41 pikë nga 38 ndeshje.