LIVERPOOL-WATFORD
Fotot: premierleague.com
Mohamed Salah maestral në fitore
17 March, 2018 @20:24
Katër gola të shënuara dhe një asistim kanë ardhur nga Mohamed Salah sot, në ndeshjen që Liverpool e fitoi lehtë Watfordin 5-0 në Anfield Road.
Derisa një numër i konsiderueshëm i ndeshjeve të xhiros u shtyen për shkak të FA Kupës, Liverpool ka shënuar fitore të thellë duke dominuar totalisht kundërshtarin për të fituar tre pikët e nevojshme në luftë për vend të dytë në Premier Ligë.