FLAMURTARI-LIRIA

Magani sjell fitoren e Lirisë
18 March, 2018 @16:22
Liria ka vazhduar me rezultate të mira në pranverë jashtë terrenit të saj dhe pas fitores ndaj Llapit si mysafir, tash ka mposhtur edhe Flamurtarin. Borozani.com
Fitorja e Lirisë e ka bërë atë që të krijojë distancë ndaj ekipeve poshtë saj në klasifikim, ndërsa i është afruar edhe më kreut të klasifikimit me pikë.
Djelmoshat e Bledi Shkëmbit erdhën në epërsi përmes golit të Ervis Kajës në pjesë të parë, derisa vendasit barazuan me qendërmbrojtësin vlonjat Valton Zeqaj, që shënoi me kokë.
Por, përkundër dëshirës së madhe të vendasve për rezultat pozitiv, Liria me Artur Maganin në top formë në sulm, ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes së kuqezinjëve prishtinas për të shënuar për fitore, 1-2.