VËLLAZNIMI-DRITA

Endrit Krasniqi rikthen Dritën në krye
18 March, 2018 @16:05
Drita është përsëri lidere e Superligës. Në një ndeshje tejet luftarake kryesisht në mesfushë, Drita ka arritur që t’ia shkaktojë humbjen e parë Vëllaznimit në pranverë.
Gjilanasit që nuk dinë për humbje qe 20 xhiro, kanë shënuar golin e tyre të vetëm në pjesë të dytë të ndeshjes, kur Endrit Krasniqi u gjend para portës së Alban Gecajt dhe shënoi për avantazhin, që doli të jetë vendimtar.
Me këtë fitore, Drita kap kreun e tabelës, duke e zbritë Prishtinën në vend të dytë. Në anën tjetër Vëllaznimi që ishte shumë afër barazimit por nuk e arriti, do të mbetet të kërkojë pikët e mbijetesës në ndeshjet tjera.