VLLAZNIA-FERONIKELI

Vllaznia ndalë Feronikelin
18 March, 2018 @16:44
Vllaznia e Pozharanit ka shkëputur edhe një pikë shprese sot. Ekipi i Agron Selmanit ka ndalë në shtëpi Feronikelin e Ismet Munishit në 0-0, përkundër se këta të fundit patën plotë raste për të shënuar.
Pika e fituar e Vllaznisë nuk i largon ata nga fundi i klasifikimit, por me paraqitjen dhe luftën e treguar djelmoshat kanë treguar se mund të synojnë mbijetesën për ekipin e tyre.
Në anën tjetër, Feronikeli ka tentuar thuaj gjithçka. Mendurim Hoti, pastaj Ahmed Kone, etj kanë provuar për të shënuar, por kot. Rezultati i fillimit të ndeshjes, u bë përfundimtar, e Feronikeli mbetet tash tre pikë larg Lirisë, që është e treta.