VUSHTRRIA-BASHKIMI

Vushtrria kap ritmin drejt Superligës
18 March, 2018 @18:20
Pasi që nisën stinorin pranveror me dy barazime, tashmë me dy fitore, ekipi i Vushtrrisë ka kapur ritmin për në rrugë drejt Superligës.
Viktimë e radhës për ekipin e vushtrriasve ka qenë Bashkimi i Koretinit sot, që përkundër luftës, në fund nuk arriti t’i bëj ballë vendasve.
Ka qenë Bashkim Shala që i dha epërsinë e shpejt Vushtrrisë, mirëpo mysafirët u këndellën shpejt dhe që në 20 minutat e para rezultati shënonte 1-1.
Është dashur që të dalë në skenë mesfushori tjetër i ekipit, Jetmir Topalli, në mes të pjesës së dytë për të shënuar golin e fitores dhe tre pikëve të rëndësishme të Vushtrrisë para duelit të radhës që e kanë ndaj Trepçës në xhiron që vjen.
Në anën tjetër, Bashkimi i Koretinit, mbetet i rrezikuar në Ligë të Parë.