BALLKANI-HAJVALIA

Ballkani me 5-she, i afrohet kreut
18 March, 2018 @18:12
Pas barazimit të djeshsëm të KEK-ut dhe me fitoren e thellë të Ballkanit sot ndaj Hajvalisë, ekipi nga Suhareka i është afruar elektricistëve liderë në Ligë të Parë në vetëm 2 pikë.
Leotrim Gashi ka shënuar hat-trick në fitoren e Ballkanit, ndërsa kapiteni Visar Berisha dhe Durim Gashi kanë shënuar nga një gol tjetër për përfundimtaren 5-0 në të mirë të vendasve sot.
Kjo ka qenë fitorja e 13-të këtë stinor e Ballkanit, derisa Hajvalia në anën tjetër, e rrezikuar për rënie nga Liga e Parë ka pësuar humbjen e 13-të të stinorit.