KOSOVA-KIKA

Kika fiton derbin e fund-tabelës
19 March, 2018 @15:15
Kika ka fituar përballjen e fundit të xhiros XXI të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, duke e mposhtur Kosovën e Prishtinës si mysafire.
Ka qenë Lirian Ferati me dy gola që ka rehatuar Kikën, ndërsa më pas Urim Aliu ka shënuar edhe një tjetër për fitoren 1-3 në fund.
Kjo fitore i ka sjellë tre pikë të reja Kikës që tash shpreson më shumë për mbijetesë. Në anën tjetër, Kosova e Prishtinës po shkon drejt Ligës së Dytë.