PORTUGALIA U19 - KOSOVA U19

Kosova debuton me humbje në ‘Elite Round’
21 March, 2018 @19:57
Në takimin e parë të fazës ‘Elite Round’, përfaqësuesja U19 e Kosovës ka pësuar humbje nga përfaqësuesja e Portugalisë.
Takimi u mbyll me rezultat 5-0 për portugezët, të cilët mund të thuhet se e dominuan dukshëm takimin e sotëm. Gjithsesi, dy golat e fundit të vendasve, që e bëjnë rezultatin të duket tejet i thellë, u shënuan pas minutës së 90’, me Kosovën që u dorëzua para se ta dëgjonte vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Në të njëjtin grup me Kosovën dhe Portugalinë ndodhen edhe Sllovakia e Irlanda, të cilat barazuan mes vete në takimin e zhvilluar sot.
Ndeshjen e ardhshme Kosova U19 e luan pas pak ditëve (24 mars) ndaj Irlandës në Dublin.
Siç dihet, nga 7 grupet e ‘Elite Round’, vetëm fituesit (vendet e para) të grupeve e sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian për grupmoshat U19, që do të mbahet në Finlandë.