STINORI 2017/18

BOROZANI/Arkiv/A.P.
Çka kanë të përbashkët Gjilani, Liria e Llapi?
20 March, 2018 @20:46
Tre skuadra të Superligës, nga qytete relativisht të largëta për një vend si Kosova - kanë një të përbashkët.
Derisa sot Feronikeli u bë ekipi i parë në Superligë që ka emëruar trajnerin e katërt të stinorit me sjelljen e Sulejman Starovës në krye të skuadrës, Gjilani, Liria e Llapi - ende vazhdojnë me trajnerin që ka nisur stinorin.
Prej fillimit të stinorit, treshja e ekipeve përkundër rezultateve të luhatshme në disa raste, nuk kanë lëvizur kreun e shtabit teknik, ku Arbnor Morina mbetet ende te Gjilani, Bledi Shkëmbi te Liria e Tahir Batatina te Llapi.
Bile, Gjilani e Llapi janë shumë afër të përfundojnë stinorin e dytë me trajner të njejtë, pasi që Morina e Batatina kanë drejtuar skuadrat gjatë tërë stinorit të kaluar dhe janë duke e jetuar stinorin e tretë në ekipe në fjalë.