EDON ZHEGROVA

Zhegrova s’ka qenë i ndikuar
21 March, 2018 @21:54
Futbollisti i ri i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, që pritet të debutojë në përballjet miqësore të Koosvës që zhvillohen më 24 dhe 27 mars, ndër të tjera ka bërë të ditur pas stërvitjeve të para me reprezentacionin se ka gjetur ekip të koordinuar. Borozani.com
“E kam thënë menjëherë që Kosova është ekipi pjesë e të cilit do të jem,” ka thënë futbollisti 18 vjeçar i Genkut, duke treguar se vendimi i tij ka qenë i lirë dhe nuk ka qenë i ndikuar nga askush.
“Nuk është se e njoh shumë mirë lojën e dy ekipeve kundër të cilave do të luajmë, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes. Jam optimist se do të luajmë një lojë shumë të mirë,” ka thënë ndër të tjera Zhegrova.
Kosova luan miqësore me Madagaskarin më 24 mars, ndërsa me Burkina Fason më 27 mars.