RAMIZ KRASNIQI

Si e pa përzgjedhësi Krasniqi ndeshjen?
22 March, 2018 @11:11
Pas humbjes së djeshme nga Portugalia U19, selektori i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, ka thënë se ndeshja ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Borozani.com
Arsyet e kësaj, sipas Krasniqit, janë se reprezentacioni portugez është shumë i fortë, si dhe kanë qenë me përgatitje fizike fenomenale!
“Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë dhe vetë fakti që luajtëm me një përfaqësueses shumë të fortë. Forca e tyre është pa edhe në fushë, një skuadër mjaft mirë e komponuar mirë me shumë futbollistë cilësor dhe menjë përgatitje fizike fenomenale. Një skuadër që e di në çdo moment çka do. Jemi munduar të bëjmë atë që kemi pasur mundësi, por një skuadër e këtij rangu meriton lavdata,” është cituar të ketë thënë Krasniqi pas ndeshjes.
Kosova U19 që po debuton në Elite Round të UEFA-së, përveç Portugalisë U19, që është favorite e grupit, do të ndeshet tash edhe me Irlandën U19 dhe Sllovakinë U19 në Grupin 5 ku bën pjesë.
Këtu, vetëm fituesi i grupit merr ‘vizë’ për europian.