OLD TRAFFORD

Zyrtare: Zlatan dhe United, shkëputet kontrata
22 March, 2018 @21:04
Përmes një postimi zyrtar, Manchester United ka njoftuar shkëputjen e kontratës me suedezin Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi kaloi një sezon të parë të shkëlqyeshëm me 20-herë kampionin anglez, mirëpo lëndimi i rëndë në gju në prillin e vitit të kaluar bëri që sezoni i tij i dytë të mos ishte aq i mirë sa i pari dhe kjo ndikoi që kontrata, e zgjatur pak para fillimit të këtij sezonit, mes klubit dhe lojtarit të shkëputet.
Klubi i ri i Zlatanit pritet të jetë LA Galaxy, ndërsa aventurën e tij te United sulmuesi shtatlartë e mbyll me 28 gola, 8 asistime e 2 trofe të fituar.