JAVA XII

Foto: BOROZANI / ARKIV
Derbi i xhiros luhet në Gjakovë
23 March, 2018 @13:56
Me fillim nga ora 20:00, sonte në Gjakovë takohen Liburni dhe Besa nga Peja, në ndeshjen që shihet të jetë kryesorja e xhiros së XII në Superligën e Kosovës në futsall.
Skuadrat në fjalë momentalisht ndodhen në pozitat 2 dhe 3, ndërsa ndeshja e sontme mund të jetë vendimtare në luftë për pozitën e dytë.
TABELA AKTUALE FUTSALL SUPERLIGA
Mbrëmë nga xhiroja e XII janë zhvilluar dy ndeshje, në të cilat Përlepnica e Juniku kanë barazuar mes vete me rezultat 4-4, ndërsa Drenica e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 6-1.
Takimet tjera të xhiros zhvillohen ditëve të ardhshme. Feniksi e pret Pejën në Drenas, derisa Mitrovica e pret Llapin në “Minatori”.