Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA PAS HUMBJES

Challandes kërkon shpjegim për penalltinë

Challandes kërkon shpjegim për penalltinë


9 October, 2021 @20:53

Përkundër që e pranoi se Suedia është më e fortë si ekip, selektori i Kosovës Bernard Challandes ka thënë se nuk e kupton se si erdhi deri te ajo penallti, që prishi baraspeshën e lojës.

Suedia shënoi për epërsi pas një penalltie të rishikuar nga VAR dhe atëherë mori epërsinë.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

“Rezultati ishte si në Prishtinë, por jo edhe loja. Nuk e di si u dha penalltia. Ajo ishte shaka. Kush mund të ma shpjegoj një penallti kur topi nga koka shkon te dora. Ajo mund të ishte edhe ndërhyrje ndaj Hadërgjonajt. Sa i përket lojës, e uroj Suedinë dhe Isakun për golin. Nëse do të shënonim në fillim të pjesës së dytë do të kishim lojë tjetër në fushë, kishim disa aksione të mira, por nuk kishim fat,” ka thënë zvicerani.

Kosova pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara në Grupin B kualifikues për Katar 2022, ka katër humbje. Të martën, pret Gjeorgjinë në Prishtinë,.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror