Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Champions League rikthehet me dy super ndeshje

Champions League rikthehet me dy super ndeshje


15 February, 2022 @11:15

Pas pushimit afro 2 mujor, sonte rikthehet Liga e Kampionëve.

Skuadrat që i kanë kaluar grupet, nga sot e deri në maj do të luftojnë për epitetin e më të mirit të Evropës.

1/8 e finales së Champions League fillon sonte me dy ndeshje mjaft të mira.

Në Paris, skuadra vendase e mbushur me yje përballet me Real Madidin, skuadrën më të trofeshme evropiane. Ndaj ish-skuadrës së tij dhe sulmit Messi - Neymar - Mbappe, Ancelotti do të ketë punë jo të lehtë, ndërkohë që shqetësimi më i madh i Pochettinos do të jetë (përsëri) gjetja e barazpeshës mes sulmit dhe mbrojtjes. Skuadra parisiene sulmon për mrekulli, por nuk mbrohet edhe aq mirë si skuadër dhe kjo ka rënë në sy sidomos në ndeshjet ndaj kundërshtarëve të fortë, së fundi ndaj Cityt në fazën grupore.

Në ndeshjen tjetër të natës, City udhëton në Lisbonë për t’u përballur me Sportingun. Logjikisht, City është favorit absolut për të kaluar tutje, gjersa “qytetarët” janë edhe prej skuadrave më favorite për ta fituar trofeun e Champions Leagues këtë sezon, që do të ishte i pari për ta në histori të klubit.

Sa për statistika, City ka luajtur vetëm 1 herë ndaj Sportingut në Lisbonë dhe atë takim e ka humbur 1-0 (mars 2012, Europa League).

Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League