Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VILLA PARK

Chelsea deklason Aston Villën

Foto: Premier League Official

Chelsea deklason Aston Villën


2 April, 2016 @15:38

Në një ndeshje pa histori, Chelsea ka shënuar 4 herë dhe ka mposhtur me rezultat të thellë 0-4 skuadrën e Aston Villës, e cila tashmë duhet të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm, të cilin me shumë gjasa do ta luajë në Championship.

Golat e fitores për skuadrën e Guus Hiddink u shënuan nga Loftus-Cheek, Pato dhe Pedro (2). Goli i brazilianit Pato erdhi pikërisht në debutimin e tij me fanellën e londinezëve.

Përveç 4 golave të pranuara, Aston Villa u detyrua ta mbyllë ndeshjen me 10 lojtarë, pas përjashtimit të Hutton pak minuta para fundit.

Kjo humbje e fundos edhe më tepër Aston Villën, ndërsa Chelsean fitorja e ngrit në kuotën e 44 pikëve.

TABELA AKTUALE PREMIER LEAGUE


Pedro Goal Aston Villa 0 - 3 Chelsea Premier… by goals5


 
Të gjitha lajmet nga