Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA - BOURNEMOUTH

Chelsea mposhtet, 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit

Chelsea mposhtet, 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit


14 December, 2019 @18:20

4 humbje në 5 ndeshjet e fundit për Chelsean në Premier League!

Pas Cityt, West Hamit e Evertonit, sot Chelsean e mposhti edhe Bournemouthi, madje në “Stamford Bridge”, për ta ngushtuar kështu diferencën mes Chelseat dhe skuadrave që ndodhen pas saj në luftën për top4.

Dominimi në lojë nuk dha gol për vendasit, ndërkohë që fitorja e mysafirëve në krizë erdhi nga Gosling, i cili shënoi mjeshtërisht në minutën e 84’ të ndeshjes dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 0-1.

Me Chelsean që bën hap prapa dhe “iu jep zemër” skuadrave pas saj në renditje, Bournemouthi në anën tjetër arrin 3 pikë mjaft të vlefshme në luftën për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League