Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPEAN SUPERLEAGUE

“Chelsea, Reali e City të përjashtohen nga UCL!”

“Chelsea, Reali e City të përjashtohen nga UCL!”


19 April, 2021 @19:18

Një tjetër lajm në lidhje me Superligën Evropiane të futbollit.

Para pak orëve, kryetari i Federatës Daneze të Futbollit dhe njëkohësisht anëtari i bordit udhëheqës të UEFA-së, Jesper Moller, ka thënë që ai pret që Reali, City e Chelsea të përjashtohen nga ky sezon i Champions Leagues.

“Nuk duket se ka zgjidhje tjetër: Une pres që të premtën të merret vendimi që Real Madridi, Chelsea e City (të tre gjysmëfinalistë) të përjashtohen nga ky sezon i Ligës së Kampionëve.” - u shpreh Moller.

Në rast se kjo ndodhë, titulli i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve automatikisht do t’i shkonte PSG-së, skuadër kjo që nuk është pjesë e themeluesve të Superligës Evropiane.

Nëse ky merret ky vendim, atëherë nga gjysmëfinalja e Europa Leagues do të përjashtoheshin edhe Arsenali e Manchester United, me ç‘rast në finale do të përballeshin Villarreali me Romën.

Ditëve të ardhshme do ta shohim nëse këto përjashtime do të ndodhin.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League