Të gjitha lajmet

STAMFORD BRIDGE

Chelsea thërret lojtarët

Chelsea thërret lojtarët

30 April, 2020 @23:33

Skuadra e Chelseat ka kërkuar nga lojtarët e saj të huaj që të kthehen në Angli më së largu deri të dielën, më 3 maj.

Disa lojtarë të ekipit, përfshirë këtu edhe mesfushorin brazilian Willian, janë lejuar nga klubi që të kthehen në shtëpi pas shpërthimit të pandemisë coronavirus dhe pezullimit të garave më 13 mars.

Por tash, skuadra nga Stamford Bridge ka kërkuar kthimin e tyre pasi që Premier Liga po shikon mundësitë e rifillimit të stinorit dhe klubet po bëhen gati për stërvitje posa të marrin dritën e gjelbër nga drejtuesit e ligës.

Nesër, do të mbahet edhe një video-takim me klubet e Premier Ligës ku do të diskutohen hapat për vazhdimin e stinorit 2019/20.

Emerson, Christian Pulisic dhe disa lojtarë tjerë gjithashtu janë nëpër shtëpitë e tyre në vendlindje dhe pritet që nesër të marrin konfirmimin zyrtar për rikthim në Londër.

Në Premier Ligë janë zhvilluar 29 xhiro deri më 13 mars, ku Liverpool pritet të fitojë titullin e parë të kampionit prej se kështu quhet liga pasi që ka 25 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë Manchester City, ku këta të fundit janë kampionë në fuqi ende.

Chelsea, është në rrugë të mirë të sigurojë një vend në Champions League për stinorin e ardhshëm, pasi që është në pozitën e katërt me tre pikë më shumë sesa ndjekësi i tyre më i afërt, Manchester United.

KOMUNIKATA

S’ka vendim në Premier League!

1 May, 2020 @18:27

Të gjitha datat e përfolura do të përfolen ende, pasi që nga takimi mes klubeve të Premier Ligës nuk është…

RAUL JIMENEZ

Hap derën për Barcelonën ose Realin

1 May, 2020 @18:17

Sulmuesi i Wolverhapmton Wanderers, Raul Jimenez, nuk ka mohuar se dëshiron të jetë në të ardhmen lojtar i Barcelonës ose…

MEDIA TALK

Sir Alex ka vetëm një emër në 11-shen e ëndrrave të Man Unitedit

30 April, 2020 @1:40

Trajnerit legjendar të Manchester Unitedit Sir Alex Ferguson, i është kërkuar të krijojë 11-shen e ëndrrave nga të gjithë lojtarët…

SPURS

Mourinho në ndihmë komunitetit

30 April, 2020 @1:09

Trajneri i Tottenham Hotspurit Jose Mourinho është parë sot duke ndihmuar komunitetin që ka nevojë për ndihmë në raste pandemie.…

THE HORNETS

Arsenali interesohet, Watford e zyrtarizon

29 April, 2020 @23:55

Mediat e përfolnin si një lojtar për të cilin është i interesuar Arsenali dhe po e ndjek. Por sot ai…

Të gjitha lajmet nga Premier League