Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA TË PËRDITSHMET

Chelsea vendos për Van Gaalin

Foto: premierleague.com

Chelsea vendos për Van Gaalin


27 December, 2015 @12:20

Tema kryesore është Louis Van Gaal. Të përditshmet angleze kanë aguar me njoftimin kryesor për fatin e trajnerit të Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, i cili dje ka thënë se mund të largohet edhe vetë, pa e shkarkuar klubi. 

E Daily Star bashkë me Daily Mailin kanë shkruar se ndeshja e nesërme ndaj Chelseat do të vendos, nëse Van Gaal do të jetë ende trajner i Unitedit. 

Rezultati negativ nga kjo ndeshje mund të sjell dorëheqjen e strategut holandez të kritikuar shumë për shkak të lojës defanzive që po aplikon me ekipin e tij. 

Manchester United tashmë nuk ka shënuar fitore në 5 ndeshjet e fundit, derisa ka regjistruar 3 humbje radhazi së fundi: nga Bournemouth, Norwich City dhe Stoke City

Me fillim nga ora 18e30 në Old Trafford, United ndeshet me Chelsean. 

Faqja e sportit, Daily Star, sot
Faqja e sportit, Daily Star, sot
Faqja sportive, Daily Mail, sot
Faqja sportive, Daily Mail, sot


 
Të gjitha lajmet nga