SOUTHAMPTON DEMOLON ARSENALIN

Mendonin kreun, pësuan debakël
26 December, 2015 @22:34
Southampton ka mposhtur keq Arsenalin që mendonte me fitore të arrinte kreun e tabelës pas disfatës së Leicester Cityt sot.
Pesë humbje dhe një barazim kanë qenë rezultatet e fundit të Southamptonit. Por kjo si duket i dha më shumë motiv djelmoshave të Ronald Koeman që demoluan tërësisht kandidatët për titull të Arsene Wengerit.
Një super gol i shënuar nga Cuco Martina dha epërsinë në pjesë të parë për Southamptonin, ndërsa në pjesë të dytë ata shënuan edhe tre herë për të siguruar fitoren.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Arsenal ka pësuar për herë të parë pas 3 fitoreve me radhë dhe një barazimi, ndërsa pasnesër takohen me Bournemouthin ku do të kenë rastin për përmirësim.
Southampton 4 - 0 Arsenal - Highlights - 26/12… by Football—Live