RILËNDOHET KAPITENI

S’e kupton lëndimin
26 December, 2015 @18:37
Posa u kthye në ekip, Vincent Kompany, është lënduar përsëri. Manchester City mposhti Sunderlandin lehtë 4-1, por ekipi është brengosur pasi që lojtari kryesor i mbrojtjes nuk dihet nëse do të kthehet për ndeshjet e rëndësishme të radhës.
“Askush s’e kupton këtë. Kishte stërvitjet e rregullta, punoi gjatë tërë javës normalisht. Vështirë është të kuptohet. Duhet patjetër të kuptojmë arsyen pse ndodh kjo,” ka thënë trajneri kilian i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini për lëndimin e Kompanyt sot.
Kompany ka lënduar muskulin e këmbës sot. Ai u fut në ndeshje në minutën e 62-të nga Pellegrini dhe u desht të zëvendësohet pas 10 minutave të kaluara në fushë.
City me fitore ndaj Sunderlandit ka vazhduar të ndjek kreun duke qenë njëri ndër kandidatët kryesor për titull.