PARA DERBIT, NDËSHKOHET

Mungon ndaj Manchester Unitedit
26 December, 2015 @18:22
Diego Costa, që sot shënoi dy gola për ekipin e tij në barazim ndaj Watfordit në Stamford Bridge, është ndëshkuar me kartonin e verdhë të radhës, që do ta lë atë në suspendim automatik për ndeshjen e ardhshme të Premier League.
Chelsea do të ndeshet me Manchester Unitedin në Old Trafford të hënën me fillim nga ora 18e30.