FITON LIVERPOOL

Pas 3 muajsh, mposhtet Leicesteri
26 December, 2015 @17:42
Që nga humbja përballë Arsenalit me 26 shtator, kanë kaluar saktësisht 3 muaj. Dhe pikërisht sot me 26 dhjetor vjen humbja e dytë sezonale e Leicesterit. Sot skuadra e Ranierit u mposht nga Liverpooli me rezultat 1-0. Goli i fitores për “Të kuqtë” u shënua nga sulmuesi belg Christian Benteke.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Ishte një nga paraqitjet më të dobëta të skuadrës e cila po i befason të gjithë këtë sezon dhe kjo humbje e zbret nga kreu, nëse Arsenali fiton sonte. Ndeshjen e ardhshme Leicesteri e zhvillon ndaj Cityt, kurse Liverpooli do të jetë mysafir i Sunderlandit.
Christian Benteke Goal - Liverpool 1-0… by LordOfGaming