Fiton Stoke i Shaqirit

Vazhdon turpërimi i United
26 December, 2015 @15:34
7 ndeshje pa fitore. Kjo është ajo që po i ndodh skuadrës së Louis Van Gaal, e cila edhe këtë javë u turpërua nga Stoke City i Xherdan Shaqirit me rezultat 2-0. Golat u shënuan fillimisht nga Krkic në minutën e 19’ pas gabimit nga Memphis Depay kurse epërsia u dyfishua nga Arnautovic me një super goditje.
Kjo humbje vjen pikërisht pas konferencës 5 minutëshe nga Van Gaal, ku tha që skuadra është tërësisht e koncentruar në përballjen me Stoke. Duket se ky do të jetë fundi i epokës “Van Gaal në United”.
Vlen të theksohet që Xherdan Shaqiri startoi dhe luajti për gjithsej 65 minuta.
1st Half Goals - Stoke City 2-0 Manchester… by FootballLiveGoals