Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR VIKEND

Festat në anglisht

Festat në anglisht


Shkruan: Luan MORINA

24 December, 2015 @22:24

Ndeshjet kryesore të fundjavës që po afrohet në Premier League dhe Championship.  

1. Liverpool – Leicester (e shtunë, ora 4)

Ndeshja e parë ndërmjet dy ekipeve në futboll është zhvilluar më 26 dhjetor ndërmjet Sheffield FC dhe Hallam FC. Tradita e futbollit në ‘Boxing Day’ është formësuar në këtë mënyrë më 1963. Që nga atëherë anglezët festojnë festat e atyre më së miri në botë – me futboll. Edhe atë shumë futboll.

Ky vit ofron njërën nga befasitë më të mira në histori të Premier League siç është tani. Festat do të jenë përcaktuese se kah do të anoj Leicesteri. Liverpooli akoma nuk ka gjetur veten edhe me ardhjen e Klopp. Ka nevojë për ndryshime, duke nisur nga porta. Qendërmbrojtja nuk është hiç më e mirë, ngjashëm si pjesa tjetër e fushës. Ndoshta janari mund ti ndihmoj, por së pari duhet të përballen me Leicesterin të cilët akoma po mbajnë veten. Nëse Watford mund të mposht Liverpoolin, pse jo edhe Leicesteri?

2. Nottingham – Leeds (e diel, ora 5e30)

Ndeshje klasike ndërmjet dy ekipeve që kanë shënuar epoka të ndryshme në futbollin evropian. Fatkeqësisht Leeds nuk kishte arritur suksesin e Forestit. Ish-kampionët e Evropës çdo vit i afrohen kthimit kah shkurti, në maj mbesin jashtë. Vështirë që mund të jetë ky sezon i rikthimit për ndonjërën nga këto. Ama, ia vlen të shohim futboll të mirë që ofrojnë. Sidomos qendërsulmuesi i Leeds, Wood ka nisur sezonin për merak. ndeshja e vetme e të dielës që ia vlen të shikohet.

3. Chelsea – Watford (e shtunë, ora 4)

Të shohim se sa do të zgjat rilindja e Chelseat. Me shkarkimin e Mourinhos është parë një skuadër që dëshiron të luaj, të vrapoj, të shënoj. S’ka dyshim që lojtarët dhe Jose nuk paskan qenë në relacionet më të mira. Për ‘blutë’ është vështirë Championsi. Por, Hiddink ndoshta mund ti fut në një seri të mirë për të mbijetuar këtë sezon. Watford po më befason gati sa Leicester. Quique Flores veçse është trajner më i dobët se Ranieri. Ama kanë një skuadër mirë të formësuar, sidomos në fazën e sulmit. Suksesin ndaj Liverpoolit, vështirë se mund ta përsërisin.

4. Manchester Utd – Chelsea (e hënë, ora 6e30)

Do të doja të shihja Mourinhon në pankinë kundër Chelseat. Atë do ta shohim në pankinën e ManUtd, por mund të jetë vonë për të kapur kreun. Edhe nëse nuk është Mourinho do të jetë dikush tjetër pas LVG i ka ditët e numëruara. Është edhe një lojë tjetër për Chelsean që do të duhej të fitonte, ngjashëm si Manchesteri. Po ashtu është zhgënjim të shohim se kjo ndeshje vendos dy skuadra që luftojnë për zonën Champions dhe gjysmën e epërme të tabelës. Por, ky fakt nuk do të duhej të na mohonte lojë të mirë. Së paku nga skuadra e Hididnk. Për bashkëkombësinë e tij është parë loja ‘e mirë’ që ka ofruar këtë sezon.

5. Leicester City – Manchester City (e martë, ora 15n9)

Derbi i javës. Arsyeja për të dashur Premier League, futbolli i festave. Dhuratë më të mirë babadimri s’do të mund të ofronte se sa orarin e ndeshjeve të Leicesterit këtë fundvit. 

Mungesa e Kompanys dhe hutia e Mangalas do ti lejojnë Vardyt më shumë hapësirë për manovrim. Krahu i djathtë i mbrojtjes me Sagna e Zabaleta nuk është kërkah këtë sezon dhe mbetet një vijë që mund ta shfrytëzoj Okazaki, apo Mahrez. Dueli më i mirë do të jetë ndërmjet Kantes – më të nënvlerësuarit tek Leicester, dhe Yaya Toures i cili kundër Arsenalit pati ndeshjen më të dobët të sezonit, dhe golin më të mirë të sezonit. Ndeshje ndërmjet dy skuadrave që luftojnë për titull, dy skuadra që do të përfaqësojnë Anglinë në Champions mot.


PUSHIMI DERI...

Caktohet data e stinorit pranveror

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Caktohet data e stinorit pranveror

24/12/15 @ 21:05

GJERMANËT E BINDUR

Më i shtrenjti

Premier League/Bundesliga/Transfere

Më i shtrenjti

24/12/15 @ 14:31

SERIE A - TEAM OF THE SEASON

Tre interistë në ekipin e gj’stinorit

Serie A

Tre interistë në ekipin e gj’stinorit

24/12/15 @ 14:15

THE SUN IRONIZON VAN GAALIN

“Na fal”

Premier League

“Na fal”

24/12/15 @ 12:48

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23


 
Të gjitha lajmet nga Premier League