Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS 1-0 CHELSEA

Chiesa vendos, Juve mposht kampionin e Evropës

Chiesa vendos, Juve mposht kampionin e Evropës


29 September, 2021 @23:10

Juventus ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në Grupin H të Ligës së Kampionëve, kësaj radhe duke e mposhtur kampionin aktual të Evropës, Chelsea.

Pas një pjese të parë jo shumë premtuese, që në sekondat e para të pjesës së dytë ka qenë Federico Chiesa që ka gjetur rrjetën e portierit Edouard Mendy, për t’i dhënë avantazhin bianconerëve, që u tregua të jetë vendimtar dhe triumfues 1-0 [Chiesa 46].

Kjo është humbja e dytë me radhë për Chelsean në të gjitha garat, pas asaj ndaj Man Cityt në Premier Ligë, ndërsa ekipi i Thomas Tuchelit ka filluar të luhatet pas sigurisë së madhe të shfaqur në fund të stinorit të kaluar dhe fillim të këtij stinori.

Gjithsesi, Chelsea llogaritet të jetë ndër favoritët e garës me potencialin që ka dhe kjo mund të thuhet se ka qenë edhe një ditë jo e mirë e lojtarëve.

Në anën tjetër, Max Allegri me Juven, tash kanë gjashtë pikë dhe janë në krye të grupit, të ndjekur nga Chelsea e Zenit me tri, ndërsa Malmo është e fundit pa pikë ende.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League