Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEIPZIG

Chris Nkunku vazhdon kontratën

Chris Nkunku vazhdon kontratën


23 June, 2022 @14:13

Njëri ndër sulmuesit e shumëpërfolur me mundësi kalimi në Premier Ligë, Christopher Nkunku, ka vazhduar kontratën me Leipzigun, ekipin e tij aktual.

Chelsea dhe Manchester United kanë qenë të përfolur si ekipe ku mund të shkonte Nkunku, ndërsa sulmuesi 24-vjecar francez tashmë ka nënshkruar me ekipin gjerman deri në qershor të vitit 2026.

Nkunku, që ka luajtur te të gjitha kombëtaret zinxhir të Francës derisa tashmë ftohet edhe te seniorët, ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 14 asistime në 34 ndeshje të Leipzigut përgjatë stinorit të kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga