I DYTI NË LISTË

Vedat Muriqi, duke festuar golin/ Foto: giresunofficial
Çiftgolësh nga Muriqi
31 January, 2016 @14:16
Vedat Muriqi ka shënuar sot edhe dy gola tjerë për ekipin e tij Giresunspor në barazim që e realizuan ndaj Elazigsporit në Ligën e Parë turke të futbollit.
Muriqi shënoi në fillim të pjesës së parë dhe në nismë të pjesës së dytë të ndeshjes, për t’ia lehtësuar ekipit të tij rrugën.
Me këto gola Muriqi ka ngritur në 11 numrin e golave të shënuara për këtë stinor te ekipi i tij në 20 ndeshje.
Prizrenasi 21 vjeç është në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë të Ligës së Parë të Turqisë, pas sulmuesit nga Benini, Mickael Pote, që ka 13 gola të shënuara.