SHQIP NË BOTË

Cikalleshi mposht Hajdukun
4 April, 2015 @21:35
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka shënuar golin vendimtar të takimit derbi të qyteti bregdetar të Splitit, ndaj kundërshtarit të madh, Hajdukut sonte.
Cikalleshi ka marrë përgjegjësinë që të shutojë penalltinë 5 minuta para fundit të ndeshjes për t’ia dhënë ekipit të tij RNK Split fitoren e madhe ndaj ekipit me famë, Hajdukut dhe atë si mysafir në Poljud.
Me këtë fitore Spliti është ngritur në 32 pikë dhe pozitën e gjashtë, derisa Hajduku gjindet në të katërtën me 37 pikë.