THE GUNNERS

E shtata me radhë, Arsenal shkëlqen në derbi
4 April, 2015 @15:57
Forma e mirë e Arsenalit, që u kurorëzua me çmimin e lojtarit të muajit mars nga Olivier Giroud dhe trajnerit të muajit mars nga Arsene Wenger, po vazhdon.
Topçinjtë kanë bombarduar sot Liverpoolin e Brendan Rodgersit në Emirates duke shënuar fitore të thellë, 4-1.
Kjo ka qenë fitorja e shtatë me radhë e ekipit londinez në Premier League, derisa Liverpool ka regjisturar humbjen e dytë me radhë në ligë, duke pësuar në dy derbi radhazi.
Me këtë fitore Arsenali është ngritur në pozitën e dytë të klasifikimit, deirsa Liverpool mbetet prapa vendeve që dërgojnë në Ligë të Kampionëve.
Arsenal 4 - 1 Liverpool Goals and Highlights 04… by ViralDailyTV