Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË PRANVERORE

Vëllaznimi fundos Trepçën në Mitrovicë

BOROZANI/D.S./Arkiv

Vëllaznimi fundos Trepçën në Mitrovicë


4 April, 2015 @14:35

Skuadra e Genc Hoxhës, ka arritur të shënojë fitoren e parë në pranverë sot dhe atë jashtë terrenit të vetë. 

Vëllaznimi ka dalë fitues në Mitrovicë, duke mposhtur Trepçën e fundosur në tabelë me rezultat 1-2. 

Yll Myrta i dha epërsinë gjakovarëve në fund të pjesës së parë, e cila u dyfishua në pjesë të dytë përmes Nuzës. 

E tëra që arriti ekipi i Ajet Shoshollit, ka qenë ulja e epërsisë së Vëllaznimit, me anë të golit të bukur të kapitenit të ekipit mitrovicas, Shpëtim Babaj, 1-2.

Vëllaznimi këndellet me këtë fitore, derisa Trepça tashmë vështirëson edhe më punën e mbijetesës në Superligë. 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga