SHQIP NË BOTË

Edhe Abrashi shënon
3 April, 2015 @22:08
Fitorja me kombëtaren në fundjavën që shkoi si duket i ka dhënë motiv shtesë futbollistëve të Shqipërisë.
Kështu, pas Ledian Memushajt që shënoi me Pescarën dje, sot në listën e realizatorëve u shënua edhe mesfushori Amir Abrashi.
Abrashi ka shënuar golin e dytë të ekipit të tij në fitoren e thellë të Grasshopersit si mysafsir ndaj Sionit.
Me këtë fitore Grasshopers ka dalë mbi Sionin në tabelë, duke arritur shifrën e 30 pikëve për të zënë pozitën e gjashtë në klasifikim.
Abrashi goal vs Sion
Posted by Amir Abrashi Official on Friday, April 3, 2015