THE GUNNERS

premierleague.com
Dyshja e Arsenalit - më të mirët e muajit
3 April, 2015 @8:59
Sulmuesi francez i Arsenalit, Olivier Giroud dhe trajneri i ekipit, Arsene Wenger, kanë marrë çmimin e futbollistit, respektivisht trajnerit më të mirë të muajit mars në Premier League.
Pas votimeve, Giroud ka dalë mbi Harry Kane-in e Tottenhamit, që ishte gati ta thyej rekordin për tu bërë lojtari i parë në Premier League që e fiton tre herë me radhë këtë çmim.
Giroud, ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje të njëpasnjëshme gjatë muajit të kaluar, derisa ekipi i Wengerit fitoi 12 pikë, maksimale nga 4 ndeshje.
Kjo është hera e parë që Giroud merr këtë çmim, prej se luan në Premier League.