RENNES

staderennais.com
Lenjani u kthye i lënduar
2 April, 2015 @19:02
Ermir Lenjani, që shkëlqeu për 45 minuta sa luajti në ndeshjen e fundjavës për Shqipërinë ndaj Armenisë, duke asistuar në një gol në fitore, raportohet të jetë kthyer i lënduar te ekipi i tij.
Ekipi i Rennesit ka botuar një informatë në faqen zyrtare të klubit ku bën të ditur se Lenjani ka pësuar një lëndim të lehtë muskulor në ndeshje me reprezentacionin e tij, nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Metzit.
Lenjani kishte kaluar te Rennesi në afatin kalimtar të janarit nga St Gallen i elitës zvicerane.