BARCELONA

REUTERS/Arkiv
Messi i kthehet stërvitjeve
2 April, 2015 @13:35
Njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi, i është kthyer stërvitjeve me ekipin e tij, Barcelona, pas lëndimit që e la atë jashtë fushës për miqësoret e Argjentinës gjatë javës së kaluar.
Messi i është kthyer stërvitjeve me Barcelonën sot, duke i bërë ushtrimet e lehta, derisa të premten pritet që të vazhdojë me stërvitjen e plotë.
Ai mungoi në ndeshjet e Argjentinës ndaj El Salvadorit dhe Ekuadorit për shkak të një lëndimi në këmbë, ndërsa ishte në dyshim se a do të luajë apo jo në ndeshjen e fundjavës, që Barcelona e luan ndaj Celta Vigos, të dielën më fillim nga ora 21:00.
Barcelona është në kërkim të titullit të La Ligas këtë stinor pasi që ka 4 pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.