AUSTRIAKU

Alaba mungon për 7 javë
1 April, 2015 @15:57
Njëri ndër mbrojtësit më në formë të Bayernit këtë stinor, David Alaba, do të mungojë për 7 javët e ardhshme te ekipi i tij.
Ai u lëndua në ndeshjen miqësore të Austrisë ndaj Bosnje e Hercegovinës dhe mjekët kanë konstatuar se ai do të duhet të shërohet nga muskuli për afro 2 muaj.
“Jam tepër i zhgënjyer. Por kam një qëllim të madh para vetës. Duhet të kthehem para se të përfunojë stinori,” është cituar të ketë thënë Alaba për Goal.com sot.