LIDERI

Foto: Prishtinafc.com
Shpërthejnë për 15 minuta
1 April, 2015 @14:56
Ferronikeli i Gani Sejdiut nuk ka të ndalur. Ekipi lider i Superligës ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Ferizajit duke i demoluar në fund, 4-0.
Mirëpo, drenicasit nuk arritën lehtë te fitorja. Ata u desht të qëndrojnë të koncentruar për 75 minuta lojë për të pritur golin e parë. E pas kësaj pasoi rrebeshi i golave që solli fitoren e katërt me radhë në pranverë dhe ruajtjen e lidershipin në Superligë.
Në anën tjetër, përkundër se u mundua shumë, Ferizaji me të pësuar golin e parë, thuajse u dorëzua tërëisht për të pësuar keq në fund.