KUQEZI

BOROZANI/D.S.
Rikthimi i parë i De Biasit
31 March, 2015 @11:00
Kombëtarja shqiptare ka arritur që me fitoren e shënuar ndaj Armenisë të regjistrojë përmbysjen e parë të epërsisë së kundërshtarit, nën drejtimin e italianit Gianni De Biasi.
De Biasi ka marrë drejtimin e Shqipërisë në nëntor të vitit 2011 dhe prej asaj kohe kuqezinjtë nuk kanë mundur që humbjen ta kthejnë në fitore, në asnjë ndeshje, prandaj kjo do të mbahet në mend si ndeshja e parë përmbytëse e De Biasit dhe e kuqezinjëve në epokën e tij.
Armenia udhëhoqi heret në takim, 0-1, ndërsa Shqipëria u këndell në pjesë të dytë për të fituar 2-1.