PA BARAZH

Foto: LSA
Mundësia tjetër e Shqipërisë për kualifikim direkt
30 March, 2015 @10:42
Shqipëria aktualisht, është ndër skuadrat më të mira të grupeve kualifikuese për EURO 2016, që janë në vendin e tretë.
Nëse Shqipëria, në krahasim me skudrat tjera që pozicionohen në këtë vend (gjithnjë, me statistikat e sotme), përfundon më e mira nga të gjitha skuadrat tjera, do të mund të plasohet direkt në EURO 2016 - pa pasur nevojë për ndeshje barazhi.
Kjo, pasi që vendi më i mirë i tretë nga të gjithë të tjerët, siguron kualifikimin direkt për EURO 2016.
TABELAT AKTUALE TË TË GJITHA GRUPEVE
Aktualisht, Skocia, Hungaria dhe Shqipëria janë skuadrat më të mira të vendeve të treta, derisa renditjen e përcakton vetëm golaverazhi, të cilin Shqipëria e ka në minus për shkak të humbjes me rezultat zyrtar në ndeshje me Serbinë.
Shqipërisë i llogaritet çdo pikë që e merr në grup, derisa te grupet tjera skuadrave në këtë tabelë nuk i llogariten pikët me ekipet që marrin vendin e fundit në tabelë për grupin përkatës. Kjo pasi që grupi ku bën pjesë Shqipëria ka 5 garues që luftojnë për EURO 2016, derisa te tjerët gjashtë.
Natyrisht më së miri është kualifikimi duke e zënë pozitën e parë ose të dytë në grup, që dërgon pa dilema në Francë, por derisa ekziston një mundësi e tillë, pse jo, t’i iket barazhit.
Tabela aktuale e vendeve të treta:
1 | Skocia | 7 pikë | Kualifikohet direkt për EURO 2016 | |
2 | Hungaria | 7 pikë | Barazh | |
3 | Shqipëria | 7 pikë | Barazh | |
4 | Zvicra | 6 pikë | Barazh | |
5 | Ukraina | 6 pikë | Barazh | |
6 | Norvegjia | 6 pikë | Barazh | |
7 | Belgjika | 5 pikë | Barazh | |
8 | Holanda | 4 pikë | Barazh | |
9 | Rusia | 4 pikë | Barazh |