MEDIA

Serbët vuajnë
30 March, 2015 @10:11
Kundërshtari i Shqipërisë në Grupin I kualifikues, Serbia, nuk ka arritur të marrë asnjë pikë në ndeshjen e mbrëmshme të kualifikimeve për EURO 2016.
Serbia u mposht nga Portugalia 2-1 duke mbetur me një pikë të vetme në tabelë të klasififikimit të Grupit I dhe duke mbetur si skuadra e tretë më e dobët në këtë cikël te të gjitha grupet.
“Vetëm Gjibraltari dhe Andorra janë më të dobët se ne në këtë cikël kualifikimesh që nuk kanë fituar ende asnjë pikë. Ne jemi në rang me Kazakistanin, Luksemburgun, San Marinon, Armeninë dhe Maltën,” ka shkruar sot e përditshmja Blic në verzionin online të saj.
Shqipëria ka 7 pikë në Grupin I kualifikues duke e zënë vendin e tretë në klasifikim aktualisht.