PRIZREN
Liria vazhdon sigurtë
29 March, 2015 @15:49
Njëra nga skuadrat favorite në Ligën e Parë për t’u ngjitur në Superligë, Liria, ka vazhduar formën e saj të mirë duke shënuar një tjetër fitore.
Ekipi prizrenas ka arritur ta mposht Ulpianën me rezultat 2-0.
Goli i parë i bardhezinjëve u shënua nga Ramadan Kryeziu në minutën 23’, derisa për rezultatin 2-0 u përkujdes sulmuesi më i mirë i kësaj skuadre, Liridon Fetahaj.
Për Lirinë kjo ishte fitorja e katërt rresht në Ligën e Parë dhe po ashtu e katërt pa pësuar gol, që e bën ekipin prizrenas ta mbajë pozitën e tretë në tabelë me 40 pikë, derisa Ulpiana mbetet e fundit me vetëm 9 pikë.
Tabela aktuale e Ligës së Parë.