PROBLEME
Lëndohet edhe Rama, por pa rrezik
28 March, 2015 @11:10
Mesfushori mitrovicas i kombëtares shqiptare, Valdet Rama, raportohet të ketë pësuar një lëndim të lehtë dje gjatë stërvitjeve të kombëtares.
Mirëpo, lëndimi i tij nuk pritet të lë atë jashtë fushave, pasi që mjekët kuqezi i kanë thënë mediave shqiptare se ka pasur problem me një muskul dhe shpejt gjithçka do të jetë në rregull me këmbën e lojtarit.
Rama, dje ka pushuar gjatë gjithë ditës, për të qenë i gatshëm për ndeshjen ndaj Armenisë, edhepse pritet të jetë në bankën rezervë.