MIQËSORJA
Werder mposht Kosovën
27 March, 2015 @20:20
Djelmoshat e Albert Bunjakit janë mposhtur nga Werder Bremeni me rezultat 2-0, në saje të një goli nga gjuajtja e lirë të shënuar në pjesë të parë dhe krejt në fund, futbollisti me përvojë, Cedric Makiadi, vulosi fatin e takimit.
Futbollistët e përfaqësueses tonë, patën raste dhe goditje drejt portës, por nuk arritën t’i konkretizojnë ato.
Bersant Celina, Fanol Përdedaj dhe Ilir Berisha ishin më afër për të shënuar, derisa verdhë-e-kaltërit dominuan kohë pas kohe, duke rënë pre e përvojës.
Pas barazimit ndaj Eintrachtit të Frankfurtit 0-0 të hënën dhe humbjes së sontme nga Werderi, Kosova përshëndet nga Gjermania pa gol të shënuar dhe me humbjen e tretë të shënuar në histori të saj, pas atyre ndaj Turqisë dhe Senegalit.
Werder Bremen vs Kosovo 2-0 All Goals and Full… by brilche