TAULANT XHAKA
Edhe barazimi na konvenon
27 March, 2015 @14:53
Në konferencën e sotme për shtyp të kombëtares kuqezi u paraqitën Ledian Memushaj dhe Taulant Xhaka.
Xhaka, i cili luan për Baselin në elitën zvicerane të futbollit, ka thënë se edhe barazimi do të ishte rezultat i mirë për Shqipërinë në këtë ndeshje.
“Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje. Do të kërkojmë rastin tonë për EURO 2016. Por, edhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq për ne, sepse sërish do të kishim shansa për kualifikim,” ka thënë ai.
Xhaka 23 vjeç është njëri ndër futbollistët e pëlqyer nga trajneri Gianni De Biasi dhe prej se ka pranuar të luajë për kuqezinjtë ka qenë i pranishëm në çdo ndeshje të Shqipërisë.