CHELSEA
Terry vazhdon
26 March, 2015 @18:31
John Terry do të mbetet edhe për një stinor tjetër te Chelsea, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit londinez pak më parë.
Terry 34 vjeç që është edhe kapiten e ekipit, ka vazhduar kontratën me klubin deri në fund të stinorit të ardhshëm, pasi që të njejtit i skadonte kontrata në fund të këtij stinori.
Chelsea së fundi ka fituar Kupën e Ligës së Anglisë, derisa është në rrugë të mirë për të fituar edhe titullin kampion, ndërsa Terry po tregon formë të lartë gjatë gjithë stinorit.