KOSOVA
Do të mbetet kapiten
26 March, 2015 @10:35
Portieri kosovar që mbron për Palermon, Samir Ujkani, do të vazhdojë të mbetet kapiten i përfaqësueses së Kosovës edhe për ndeshjet e radhës të ekipit të drejtuar nga Albert Bunjaku.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Bunjaku, derisa Ujkani në ndeshjen e fundit ndaj Eintrachtit për herë të parë kishte marrë shiritin e kapitenit të Kosovës.
Para kësaj ndeshjeje, kapiten i Kosovës ka qenë mesfushori, Anel Rashkaj.