PORTIERI
Përgjegjësi për Etritin
25 March, 2015 @13:42
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, në konferencën e rregullt për shtyp të kuqezinjëve, ka bërë të ditur se ka përgjegjësi të madhe para ndeshjes ndaj Armenisë.
“Kundërshtari është i rrezikshëm dhe pikë më të fortë ka kundërsulmet. Duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të bëjmë sa më pak gabime. Personalisht ndjej përgjegjësi dhe kam punuar psikologjikisht për të mos pësuar gol në këtë përballje,” ka thënë Berisha për mediat e pranishme.
Më tutje ai ka shtuar se beson në fitore dhe se Shqipëria do të del me tre pikë nga kjo ndeshje.
“Kam besim se duke e dhënë maksimumin do të dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje,” ka shtuar ai.
Berisha deri më tani ka pranuar një gol gjatë kualifikimeve në EURO 2016, nga Danimarka në Elbasan.