BUNJAKI
Baza e reprezentacionit po bëhet
25 March, 2015 @9:07
Kosova dje barazoi me Eintracht Frankfurtin në miqësore pa gola, 0-0.
Afro dy mijë shikues ishin të pranishëm në stadium për të përcjellë Kosovën nga afër, derisa pas ndeshjes përzgjedhësi Albert Bunjaku, ka thënë se skuadra është premtuese.
“Ka qenë një lojë e intenzitetit të lartë, kemi treguar disciplinë, ka qenë ndeshje që premton për të ardhmen,” ka thënë Bunjaku fillimisht për KTV mbrëmë.
“Kemi disa lojtarë të rinj, që e kanë shfrytëzuar rastin shumë mirë. Kemi krijuar bazë për të ardhmen me lojtarë premtues. Kemi sjellë edhe përvojë me Erton Fejzullahun. Me rëndësi është të ngritet konkurrenca,” ka shtuar ndër të tjera përzgjedhësi Bunjaku në emisionin në fjalë.
Për më shumë, Kosova do të ndeshet të premten ndaj një skuadre tjetër nga Bundesliga, Werder Bremen, në Bremen.